English

Anna Tatangelo mund të jetë shtatzënë sërish

E martë, 2 gusht 2011, NOA- Anna Tatangelo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.

Zërat për shtatzaninë e mundshme por të pakonfirmuar qarkullojnë që prej kohës që këngëtarja, nënë e Andreas së vogël, vetëm 16 muajsh, do të kishte një dhimbje të fortë në bark gjatë një koncerti në Leçe, e justifikuar prej saj si një dhimbje prej sforcimeve fizike.

Disa shkrepje fotografike të saj në bikini, me barkun jashtë, pak të tendosur, kanë shtuar më tej thashethemet.

Në fotot e paparacëve, Tatangelo duket teksa ndihmohet për tu ngjitur në një anije nga shoku i saj gjatë kohës që mban veshur një bikini me një minifund.

Në fakt barku i saj lakuriq, duket lehtësisht i tendosur veçanërisht në fizikun e saj të dobët, çka bën të mendohet që zërat për një shtatzëni të mundshme mund të jenë me bazë.

Në pritje për tu martuar me këngëtarin Gigi D’Alessio, e bukura Anna duket se do i dhurojë një bebe të dytë.

a.y/NOA

KOMENTE