Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Bashkia e Tiranës, nëpërmjet zëdhënëses Anila Bisha reagoi lidhur me ndërtimet pa leje në kryeqytet.
Në emër të bashkisë ajo deklaroi se në kryeqytet janë identifikuar 67 objekte pa leje dhe se policia bashkiake i ka pezulluar ato.
Më tej ajo shprehu vendosmërinë për zbatimin rigoroz të ligjit në rast të ndërtimeve pa leje dhe se të gjithë ata që nuk e respektojnë do përballen me të.
Ndër të tjera ajo bëri publik edhe një numër telefoni ku u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë në rast se evidentohen ndërtime pa leje në numrin e telefonit 241 9565.
“Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të mos ndërtojnë pa leje, ata nuk do të tolerohen dhe në çdo rast do të përballen me ligjin”, përfundoi Bisha.
a.y/NOA