E martë, 2 gusht 2011, NOA- Bashkimi Europian nëpërmjet një deklarate zyrtare ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në mesazhin dërguar si Serbisë ashtu edhe Kosovës, zëdhënësi i baroneshës Ashton, Michal Mann kërkoi që dy vendet të rinisnin sërish bisedimet, duke theksuar nevojën për përparim të shpejtë dhe thelbësor.
Ndër të tjera kërkohet që të shmangen tensionet në vend duke nënvizuar faktin se dhuna nuk do të tolerohet kurrë.
Sakaq Mann shtoi se, veprimet e njëanshme nga të dy palët të padobishme.
a.y/NOA