English

Borxhi amerikan: Dhoma e përfaqësuesve OK planit të demokratëve, pritet Senati

Nju Jork, 2 gusht 2011, NOA – Ndërsa sot ka nisur numërimi mbrapsht i orëve drejt skadimit të afatit për borxhin amerikan, marrëveshja e djeshme e arritur mes demokratëve dhe republikanëve për ngritjen e kufirit të borxhit dhe shkurtimin e shpenzimeve qeveritare kaloi pengesën e parë në Kongresin Amerikan, duke u miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve, natën e 1 gushtit.

Dhoma e përfaqësuesve në Kongresin Amerikan e miratoi planin e demokratëve me 269 vota pro dhe 161 kundër.

Brenda pak orësh marrëveshja e nënshkruar do të duhet të miratohet edhe në Senat e më pas me firmën e Presidentit amerikan Barack Obama ajo do të ketë vlerën e ligjit duke shmangur katastrofën e ekonomisë amerikane, që kërcënohet nga skadimi i afatit për shlyerjen e borxhit.

Gjatë seancës së votimit të marrëveshjes ndodhej në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve edhe deputetja demokrate Gabrille Giffords, e plagosur rëndë në një sulm vrastar në janarin e këtij viti.

Diplomacia amerikane ishte në këmbë nëpër korridoret e Capital Hill gjatë tërë ditës së hënë në përpjekje për të arritur votat për kalimin e marrëveshjes në portën e parë të ligjvënësve amerikanë.

Në rast se marrëveshja për ngritjen e tavanit të borxhit do të miratohet edhe në senat atëherë fashitet rreziku për krizën e mosshlyerjes së pagesave.

Por, ekspertët thonë se fashitja e këtij rreziku nuk mbyll portën për një tjetër rrezik, atë të zhvlerësimit të borxhit publik nga ana e agjencive rentiere amerikane.

Kjo mund të pasojë rritjen e kufirit të borxhit publik amerikan nga 2.100-2.400 miliard dollarë, rritjen e taksave për të paktën 2.100 miliardë dollarë brenda dhjetë viteve në vijim.

Sipas gazetës ‘Standard & Poor's’ kjo rritje është tejet më inferiore se 4.000 miliard dollarë të identifikuara.

Ky impakt shqetëson ekspertët e ekonomisë pasi ekonomia amerikane është tejet e brishtë.

mit/NOA

KOMENTE