Oslo, 2 gusht 2011, NOA- Autori i masakrës së Oslos, Anders Behring Breivik, ka kërkuar që të ndiqet nga një psikiatër japonez i cili sipas tij është në gjendje ta kuptojë më mirë se një psikiatër evropian.
“Pikëpamja është koncepti për nderin, pasi klienti im mendon se një japonez e kupton më mirë atë se një evropian”, deklaroi avokati Geir Lippestad.
Ndërkaq gjykata i ka caktuar tashmë dy psikiatër për të ndjekur gjendjen e Breivik, që sipas avokatit nuk është në gjendje të sqarojë apo të kujtojë momente nga sulmet.
a.y/NOA