Las Vegas, 2 Gusht NOA - Ditëlindja e saj ka qenë pothuajse një muaj më parë, më 1 korrik, por për Pamela Anderson pak rëndësi ka data.
Festa për 44-vjetorin e saj ka qenë sërish e paharrueshme.
“Lepurushja” më e fotografuar e Playboy ka ftuar miqtë e saj në Chateau Nightclub në Las Vegas dhe është prezantuar me një mini-fustan që vinte në pah këmbët e gjata dhe dekoltenë eksplozive të saj.
Me një fizik të tillë mund të themi me bindje se kalimi i viteve nuk vihet aspak re.
r.b/NOA