English

Konflikt banal në Vlorë, kapet 44-vjeçari që tentoi të vriste dy vetë

Vlorë, 2 gusht 2011, NOA – Një 44-vjeçar nga Vlora është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pas tentativës për të vrarë dy persona të tjerë.

Policia e Vlorës bën me dije se i arrestuari quhet Besnik Myrteza Çuçi, banues në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Arrestimi i 44-vjeçarit erdhi pasi ai dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta pas mesnatës së mbrëmshme ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasve F. G., vjeç 24, banues në Shkodër; P. B., vjeç 21, banues në Vlorë.

Fatmirësisht mësohet se nga të shtënat e armës nuk është dëmtuar asnjë person.

Policia gjeti në vendngjarje një pistoletë tip Zastava me mulli, me 6 fishekë, ndër të cilët 5 ishin të pashkrepur dhe një gëzhojë.

Besnik Çuçi është nën akuzë për veprën penale të vrasjes me dashje e mbetur në tentativë dhe për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

mit/NOA

KOMENTE