Bulqizë, 2 gusht 2011, NOA - Dy minatorë të Bulqizës, kanë lënë grevën e urisë, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar. Limon Isufi, 44 vjeç është larguar nga ambientet e minierës ku po zhvillohet greva e urisë në orët e para të pardites së sotme, ndërsa në orët e mesditës, është larguar edhe grevisti 31 vjeçar, Gentian Ndreu. Ata ndodhen të shtruar në spitalin e Bulqizës, ku dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që gjendja e grevistëve të tjerë vijon të jetë e rënduar dhe nga ora në orë, nga minuti në minutë gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet. Mësohet se do të shtohet numri i grevistëve, të cilët do të marrin ndihmën e parë mjekësore. Simptomat janë të njëjta, për të gjithë minatorët. a.q/NOA