English

Libi, NATO: Bomba edhe për Ramazan

E martë, 2 gusht 2011, NOA- “NATO nuk do e ndalojë bombardimin as gjatë kohës së Ramazanit nëse forcat e Geddafit nuk do të ndalin zjarrin”, deklaroi Roland Lavoi, zëdhënës i misionit në Libi.

Nga ana e kolonel Geddafit nuk shfaqen sinjale për bllokim të trupave të tij, por në fakt djali i tij i dytë është shprehur i vendosur për të vazhduar luftën deri në “çlirimin e vendit”.

Ndërsa nga ana e kryengritësve është thënë se muaji i agjërimit nuk do të ndikojë në luftë.

a.y/NOA

KOMENTE