Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Ministri i Jashtëm i Kinës, Yang Jiechi, gjatë ditës së nesërme mbërrin për vizitë zyrtare në Shqipëri ku pritet të qëndrojë dy ditë.
Mësohet se vizita e ministrit të Jashtëm kinez, bëhet me ftesë të Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ku theksohet se Tirana është vendqëndrimi i parë në turin e tij në Europë dhe Afrikë.
Vizita e z. Jiechi bëhet në prag të 40- vjetorit të ripranimit të Republikës Popullore të Kinës në OKB, ngjarje për të cilën Kina vazhdon të vlerësojë kontributin e madh të Shqipërisë. Qëllimi i vizitës së z. Jiechi është forcimi i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimi ekonomik, për të sjellë një dinamikë të re në lidhjet mes dy popujve.
Z. Jiechi do të pritet nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, nga Kryeministri Berisha, nga Presidenti Topi si dhe nga kryeparlamentarja Topalli.
Programi i takimeve në Shqipëri i Ministrit të Jashtëm të Kinës Z. Yang Jiechi
E Mërkurë, 03 gusht 2011
Ora 16.15- Mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza
Ora 17.30- 18.30- Bisedime zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Pritet nga Zv.Kryeministri dhe Ministri i Jashtem z. Haxhinasto
Ora 18.30-18.35- Nënshkrim marrëveshje në praninë e dy Ministrave të
Jashtëm
“Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit ndërmjet
Ministrisë së Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve tё Republikës së Shqipërisë dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës për vitet 2011 – 2013”
Ora 18.35-19.00-Konferencë e përbashkët shtypi e Z.Edmond Haxhinasto dhe Z. Yang Jiechi
Ora 19.10- Darkë private organizuar nga Ambasada Kineze
E enjte, datë 04 gusht 2011
Ora 10.50 – 11.40- Takim me Z. Sali Berisha, Kryeministër i
Republikës së Shqipërisë
Ora 11.45 – 12.35- Takim me Znj. Jozefina Topalli, Kryetare e
Kuvendit të Shqipërisë
Ora 12.40-13.30- Takim me Z. Bamir Topi, President i Republikës së
Shqipërisë
Ora 13.35- 15.00- Drekë zyrtare e dhënë nga Kryeministri i Republikës së
Shqipërisë Z. Sali Berisha
Ora 15.30- Largimi nga Shqipëria
a.y/NOA