Lovanio, 2 Gusht NOA- Shumë persona që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale plastike, vuajnë nga “çrregullime fizike virtuale”, një shqetësim obsesiv i cili bënë që ata person të vuajnë shumë prej aspektit të tyre fizik duke i zmadhuar gjithmonë defektet e tyre nga ç’mund të jenë realisht.
Diçka e tillë bëhet e ditur nga një studim i revistës Plastic and Reconstructive Surgery i cili është drejtuar nga ekspertë të spitalit universitar të Lovanio, në Belgjikë, mbi 266 pacientë. Shumë nga pacientët që u janë nënshtruar ndërhyrjeve në hundë për motive estetike, gati 43% e tyre janë diagnostikuar me praninë e këtij shqetësimi, një përqindje e cila zbret tek ata persona që e kanë bërë operacionin për arsye shëndetësore, si problemet e frymëmarrjes.
Në total, 33% e pacientëve të përfshirë në këtë studim rezultojnë të jenë të prekur nga ky lloj shqetësimi. Me pak fjalë 1 në 3.
r.b/NOA