English

Pranga nxitësit të rrëmujave ditën e zgjedhjeve në komunën Shalë

Shkodër, 2 gusht 2011, NOA – Prangoset organizatori kryesor i pengimit të zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Komunën Shalë. Policia e qarkut bëri me dije se, sot me datë 02.08.2011, rreth orës 15.30, nga shërbimet e Drejtorisë së Policisë Qarkut hkodër, u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i Urdhër Ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndaj shtetasit Marash Koçeku, vjeç 40, lindur e banues në fshatin Gimaj, Komuna Shalë, Shkodër.

Ky shetats ka qenë person i shpallur kërkim policor që me datë 31.07.2011, si organizatori kryesor i pengimit të zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Komunën Shkalë dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka lëshuar për të lartpërmendurin Urdhër Ndalimi, për veprën penale të “Pengim të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

Nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për hetimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, e të tjerë autorëve, të përfshirë në ngjarjen datës 31.07.2011, në pengimin e procesit zgjedhor ne Komunën Shalë.

a.q/NOA

KOMENTE