English

Qumështi dhe produktet e tij, ju ndihmojnë të humbni në peshë

E martë, 2 gusht 2011, NOA - Duke përdorur qumështin, ju do të merrni prej tij nivele të larta të kalciumit, të cilat në mënyrë efektive do të ndihmojnë në humbjen e peshës suaj.

Studime të shumta tregojnë se nivelet e larta të marrjes së kalciumit, sidomos nga burimet me yndyrna të ulëta, ndikojnë në rritjen e metabolizmit.

Por sa është sasia e kalciumit që çdo njeri ka nevojë të marrë?

Një studim sygjeron se sasia minimale që duhet marrë nga qumështi dhe produktet e tij duhet të jetë 1.000 mg kalcium në ditë.

Pacientët të cilët kanë humbur peshë nga një kirurgji e mundshme, kanë nevojë të konsumojnë deri në 2500 mg kalcium në ditë.

Në disa raste është i nevojshëm këshillimi me mjekun tuaj ose me një dietolog sepse barna të caktuara përmbajnë sasi kalciumi.

Më poshtë jepen rekomandime bazuar në referencën dietike të konsumit:

Mosha (vite) Kalcium(mg/ditë) Nr i vakteve
1 - 3 500 3 vakte
4 - 8 800 3 vakte
9 – 18 1.300 4 vakte
19 – 50 1.000 3 vakte
51 + 1.200 4 vakte

a.q/NOA

Përshtati: Albana Qehajaj

KOMENTE