Tiranë, 2 gusht 2011, NOA- Dy policë bashkiakë janë grindur njëri me tjetrin pak më parë në zonën e njohur si ish-uzina Enver.
Sipas të dhënave paraprake mësohet të ketë qenë Endri Durrësi ai që ka goditur kolegun e tij i identifikuar si Dilaver Shkreli, me qytë pistolete pas një grindje mes tyre, për ta lënë më pas atë të dëmtuar duke u larguar në drejtim të paditur.
Menjëherë pas sinjalizimit për këtë rast uniformat blu mbërritën në vendngjarje për të sqaruar situatën, ndërsa polici i dëmtuar u dërgua drejt Spitalit Ushtarak.
a.y/NOA