Prishtinë, 2 gusht 2011, NOA – Situata në veri të Kosovës në dy pikat kufitare me Serbinë shfaqet e qetë.
Autoritetet e rendit në Kosovë bëjnë me dije situata është nën kontrollin e forcave të sigurisë të KFOR-it, të cilët bënë me dije më herët se në veri të Kosovës ka forca të gatshme për sulme të ekstremistëve serbë të pajisur deri me snajper.
Zëdhënësi i policisë Brahim Sadriu bëri me dije se sipas informacioneve të deritanishme gjendja është e qetë dhe nuk është raportuar për asnjë incident.
Sipas tij forcat paqeruajtëse të KFOR-it vazhdojnë të mbajnë nën kontroll vendkalimin kufitar në Jarinë, e djegur pak ditë parë nga ekstremistë serbë, kurse në Bërnjak veprojnë bashkërisht forcat e KFOR-it dhe doganierët.
REL/mit/NOA