Bulqizë, 2 gusht 2011, NOA- Ndërsa minatorët e Bulqizës janë futur në ditën e nëntë të grevës së urisë, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet tepër e rëndë.
E nëse më herët njëri prej tyre për shkak të rëndimit të kushteve shëndetësore ndërpreu paraditen e sotme sakrificën për të përfituar rritje page dhe ulje të moshës së pensionit, 14 të tjerë vijojnë të vendosur grevën drejt kurorëzimit të synimit të tyre, trajtimit të denjë në pagesë dhe kushte pune nga ana e kompanisë ACR.
Të ndodhur në 1400 metra nën tokë, një pjesë e tyre nujk arrijnë as të mbushen mirë me frymë dhe për të lehtësuar këtë gjë ata po ndihmohen nga bombolat e oksigjenit, të dhënë njeri tjetrit.
Por krahas gjithë vështirësive të tjera shëndetësore, ata nuk arrijnë të qëndrojnë më as në këmbë, por të mbështjellë me batanije në kushtet e lagështisë, ata rrezikojnë edhe nga shpërthimi i pompave të ujit dhe derdhjes së tij në brendësi të minierës do të rezultonte fatale, për 14 punëtorët e nëntokës.
Ndërkaq ndër kushtet kyçe që minatorët kërkojnë që tu plotësohen janë rritja e pagës në masën 40%, përmirësimi i kushteve të punës dhe ulja e moshës së pensionit dhe krahas tyre edhe largimin e drejtorit aktual të minierës së Bulqizës.
a.y/NOA