English

Thaçi në qeveri: Nuk ka më kthim pas

Prishtinë, 2 gusht 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, theksoi se edhe pas zhvillimeve te reja në veri të Kosovës, nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen status-quo. Në mbledhjen e qeverisë ai iu referua takimit që pati me ndëmjetësin evropian, Robert Kuper, ku Thaci shtoi se “Prishtina zyrtare i ka bërë edhe një herë të qarta vijat e saj të kuqe në dialog me Beogradin”. Respektimi i Kushtetutës së Kosovës, i rezolutës së Kuvendit për bisedime dhe integriteti territorial i vendit janë çështje që, sipas kryeministrit Thaçi, nuk do të diskutohen me autoritetet e Serbisë. Ai tha se "çështja e pikave doganore 1 dhe 31, ndonëse çështje politike dhe elektorale për Serbinë, është ekzistenciale për Kosovën".

Thaçi mësohet t’i ketë thënë negocaitorit të BE, se Qeveria e Kosovës ka shprehur përkushtimin e saj për integrimet evropiane, mirëpo ky përkushtim, sipas tij, "nuk mund të realizohet përderisa Kosova nuk ka një axhendë të qartë evropiane nga Brukseli zyrtar".

a.q/NOA

KOMENTE