Francë, 2 gusht 2011, NOA - Sipas një studimi aktual, të rriturit që janë ushqyer me vitamina për një kohë të gjatë, kanë arritur të kryejnë më mirë testet e memories, krahasuar me personat që nuk janë ushqyer me vitaminat e duhura.
Disa studiues sygjerojnë se marrja e vitaminave të mjaftueshme ndikon në të menduar dhe nxit kujtesën.
Një këshillë vjen për personat që janë të mangët në vitamina dhe minerale se nëse i shtojnë ato në dietën e tyre, marrin një sërë përfitimesh nga ana shëndetësore.
Por këto studime nuk mund të merrnin dot lidhjen shkak-pasojë.
Pyetja ishte: “ Performanca njohëse varet nga dieta, apo është dieta ajo që ndikon në performancën njohëse? ”
Është plotësisht e mundur që njerëzit që kanë një aftësi të mirë kujtese, u kanë kushtuar vëmendje më të madhe përzgjedhjes së ushqimeve.
Në përpjekje për të dalë në një përfundim më të qartë, studjuesja Kess-Guyot dhe kolegët e saj bashkëpunuan në kryerjen e një studimi të 4 500 burrave dhe grave franceze.
Pjesëmarrësit në studim ishin rreth moshës 45-60 vjeç. Ato u ndanë në 2 grupe për efekte studimi.
Gjysma e tyre konsumonin çdo dite një grup të nevojshëm vitaminash, për tetë vjet radhazi.
Ndërsa grupi tjetër konsumonte pilula false. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk e dinin se cilit grup i përkisnin.
Pas tetë vitesh, vëzhguesit e studimit i mblodhën pjesëmarrësit në laborator për të kryer disa teste të kujtesës. Testi përfshinte lojra me numra dhe me fjalë, në mënyrë që të testonin kujtesën e tyre.
Përfundimi që dolën studiuesit ishte:
Vitaminat dhe mineralet janë të rëndësishme për kujtesën, por ato nuk janë e vetmja gjë e rëndësishme. Gjëja më e rëndësishme është të hahet një dietë e shëndetshme, të jesh aktiv dhe të mbash trurin e mprehtë.
a.k/NOA