English

Anxhela Martini “godet sërish”, puthet me miliarderin Donald Trump

SHBA, 3 gusht 2011, NOA - Supermodelja shqiptare, që na përfaqësoi vjet në “Miss Universe” është fotografuar duke u puthur me financuesin e këtij kompeticioni, Donal Trump. Puthja në fakt ngjason më së shumti me një puthje miqësore, gjithsesi fakti që kanë puthitur buzët në një event na vë pak në dyshime. Anxhela është pjesë e agjensisë së modeleve që supermiliarderi Donald Trump drejton dhe ndoshta puna në të njëjtën kompani i ka afruar më shumë. Takimi i tyre është bërë për t’i paraprirë “Miss Universe”-t të këtij viti si dhe për të realizuar një set fotografik nën objektivin e fotografit zyrtar të këtij kompeticioni, shqiptarit të famshëm, Fadil Berisha. Puthja duket se ka habitur jo pak zonjën në krah të super modeles shqiptare.

a.q/NOA

KOMENTE