English

Ballshi, Memaliaj dhe Mamurrasi nesër pa drita

E mërkurë, 3 gusht 2011, NOA- Dita e nesërme do ti shoqërojë disa qytete në vendin tonë me mungesë të energjisë elektrike.

Siç njofton, Operatori i Sistemit të Transmetimit për arsye të remonteve kërkohet të bëhet stakimi i linjave:

Linja 110 kV Fier - Ballsh në dt 04.08.2011 nga ora 4. 00 deri në orën 7.00

Linja 110 kV Ballsh - Drenovë në dt 04.08.2011 nga ora 4. 00 deri në orën 7.00

Linja 110 Kv Ballsh - Memaliaj në dt 04.08.2011 nga ora 4. 00 deri në orën 7.00

Krahas këtyre zonave një tjetër punim do të bëhet në zonën e Mamurrasit.

Sipas OST, bëhet e ditur se si rezultat i punimeve që do të kryhen në zonën e Mamurrasit, ditën e nesërme më datë 04. 08. 2011 kërkohet të bëhet stakimi i linjës 110 kV Fushë Krujë-Mamurras-Laç 1-Laç 2 , nga ora 08:00 deri më 14:00.

Theksohet se si pasojë e këtyre ndërhyrjeve do të ketë kufizime të pjesshme të energjisë në zonën e Mamurrasit dhe në rrethinat e tij.

a.y/NOA

KOMENTE