Tiranë, 3 gusht 2011, NOA – Agjencia Japoneze është e angazhuar në Tiranë, me projektin për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës takoi sot përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze, për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Basha, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, u kërkoi përfaqësuesve japonezë angazhim, në hartimin pa vonesë të planit të ri urbanistik të qytetit. “Eshtë e rëndësishme të nisë pa vonesë, hartimi i planit të detajuar të zhvillimit urban për qytetin”, - tha Basha. Kryetari i Bashkisë u kërkoi ekspertëve japonezë, që gjatë punës të mbahen parasysh dy parimet kryesore: vlerësimi i drejtë i pronës private dhe zgjerimi i hapësirave publike për parqe, lulishte, shkolla, çerdhe, apo institucione kulturore. a.q/NOA