English

Basha pret ambasadorët: Prioriteti ynë, përmirësimi i jetës së qytetarëve

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha priti sot, ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Hasan S. Asan. Ambasadori turk uroi kryebashkiakun për detyrën dhe i shprehu mbështetjen e qeverisë së tij, për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës. Basha e informoi ambasadorin turk, mbi prioritetet e administratës së tij dhe projektet që ka Bashkia, për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tiranë. Basha dhe Asan biseduan edhe për projekte konkrete, lidhur me hapësirat publike.

Zyra e shtypit e bashkisë së Tiranës, informon edhe për takimin që kryebashkiaku pati me ambasadoren e Francës në Tiranë, Maryse Daviet.

Ambasadorja e Francës e uroi Bashën për detyrën e kryebashkiakut, dhe i shprehu gadishmërinë e qeverisë së saj, për të ndihmuar dhe mbështetur Bashkinë e Tiranës. Basha ndau pikëpamjet e tij, mbi administrimin e qytetit me z Daviet dhe e informoi mbi prioritetet e administrates, për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që kanë qytetarët.

Basha e falenderoi ambasadoren franceze, për ofrimin e bashkëpunimit dhe shprehu vullnetin për të rritur dhe forcuar projektet e përbashkëta, në funksion të qytetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

a.q/NOA

KOMENTE