Angli, 3 gusht NOA - Manchester City është duke tentuar gjithçka për të siguruar shërbimet e Samir Nasri.
Klubi anglez, sipas të përditshmes britanike The Sun, është i gatshëm të ofrojë një shifër prej 25milionë eurosh për 24-vjeçarin francez të Arsenalit.
Sulmi më i rëndësishëm do të kryhet 48 orët në vazhdim, ku me sa bëhet e ditur do të bëhet një ofertë e fundit që do të vendosë përfundimisht fatin e lojtarit.
Shtypi britanik ka pohuar gjithashtu se në krahun e City dhe Mancinit ekziston një frymë optimiste në lidhje me këtë marrëveshje, ndërsa në krahun tjetër Arsenal dhe Wenger po kuptojnë se të mbajnë Nasri po bëhet diçka tepër e komplikuar.
r.b/NOA