Prishtinë, 3 gusht 2011, NOA - Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, iu është përgjigjur presidentit të Serbisë Boris Tadic, duke i thënë se institucionet e Kosovës janë të afta dhe kanë kapacitet të marrin vendimet vetë.
Me ironi, Delli e ka falënderuar Tadicin, i cili e ka akuzuar atë se po ndërhyn në Prishtinën zyrtare kundër Serbisë, por ka theksuar se Beogradi duhet ta pranojë dhe ta kuptojë se “institucionet e Kosovës janë këtu përgjithmonë dhe kanë kapacitete të marrin vendime e veta vetë, për vendin e vet. Këto dy shtete duhet të bashkëjetojnë dhe të respektojnë vendimet e njëri tjetrit”. Siç raporton RTK, Dell i ka bërë këto koment gjatë vënies së gurthemelit të shtëpisë së kulturës në fshatin Badoc.
a.q/NOA