Vlorë, 3 gusht 2011, NOA - Seksioni I Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë filloi proçedimi penal për shtetasin Xhevat Demir Zhupa, 52 vjeç, banues në fshatin Kopaces, Delvinë.
Procedimi penal filloi pasi dyshohet se në datë 02.08.2011, në fshatin Palavli ka djegur rreth 50 hektar tokë (me rreth 3000 rrenjë ullinj) në pronësi të fshatit. Po punohet për kapjen e këtij shtetasi.
a.q/NOA