SHBA, 3 Gusht NOA - E ka përcaktuar si i fejuari më i vështirë për tu lënë dhe kjo ku pas dhjetë vitesh këngëtarja e mirënjohur Fergie ka gjetur guximin për ti thënë “stop”.
Vokalistja e Black Eyed Peas tregon për herë të parë varësinë e saj ndaj drogës dhe në veçanti, të “”, një metamfetaminë tepër e rrezikshme që vitet e fundit ka kaluar dhe përdorimin e ekstazës.
“Po shkatërroja jo vetëm veten, por dhe familjen dhe karrierën”, - bëri të ditur Fergie.
“Madhështi dhe shkatërrim” ishin dy efektet e kundërta që të ofronte kjo drogë, që me pak fjalë ka nxjerrë nga “rruga e drejtë” jetën e këngëtares.
“Abuzimi dhe euforia që jepte kishin dalë totalisht jashtë kontrollit” – shpjegon Fergie, tashmë 36-vjeçare e martuar me Josh Duhamel, yllin e Transformers. “Fakti qëndron që kur je i suksesshëm dhe ke famë, mania për ta provuar është gjithmonë e pranishme çdo natë. Ti asnjëherë nuk del dot i fituar dhe nuk qëndron pa e pirë – vazhdon Fergie – Do ta braktis të nesërmen thua gjithmonë”.
Ndodh gjithmonë e kundërta, pasi droga të lidh gjithnjë e më shumë, sidomos nëse bëhet fjalë për diçka që është në gjendje të ndryshojë sistemin nervor qendror duke dëmtuar neuronet dhe duke shkaktuar një reduktim të niveleve normale të dopaminës në tru.
r.b/NOA