Tiranë, 3 gusht 2011, NOA – Trupi i djegur i një te riu është gjetur rreth 90 minuta më parë pranë liqenit artificial të kryeqytetit. Burimet policore konfirmuan se viktima mendohet të jetë rreth 20 vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Trupi është gjetur pranë një vatre zjarri të improvizuar pranë bregut të liqenit.
Policia pohoi se viktima është e seksit mashkull, ndërsa po hetohen arsye e vdekjes dhe djegies së trupit të viktimës.
a.q/NOA