Prishtinë, 3 gusht 2011, NAO- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj priti sot në takim një delegacion prej rreth 50 vetash, përfaqësues të shoqërisë civile nga Republika e Austrisë.
Që në fillim të takimit ministri Hoxhaj ka njoftuar aktivistët e shoqërisë civile austriake me zhvillimet politike brenda dhe jashtë Kosovës, progresin sistematik që po shënohet në Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e jetës pas shpalljes së pavarësisë dhe proceset e forcimit permanent të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.
Më tej ai i ka njohur ata edhe me zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në veri të vendit, ku Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e plotë të kushtetutshmërisë, më përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e shoqërisë civile austriake kanë vlerësuar të arriturat në Kosovë si dhe kanë shfaqur interesim për zhvillime të ndryshme në dhe rreth Kosovës duke shprehur optimizëm për perspektivën e shtetit të Kosovës.
a.y/NOA