Tiranë, 3 gusht 2011, NOA – Policia ka mundur të identifikojë vitkimën, trupi i të cilit u gjet në mesditë, i karbonizuar pranë liqenit artificial në Tiranë. Quhet Urim Trosti dhe është 21 vjeç.
Burimet policore pohuan se ka dyshime se i riu mund të jetë vetë djegur.
Trupi i Trostit u gjet rreth orës 12.00 të ditës së sotme, pranë një vatre të shuar zjarri, pranë liqenit artificial. Burimet policore konfirmuan se trupi i 21 vjeçarit ishte tërësisht i karbonizuar.
a.q/NOA