Tiranë, 3 gusht 2011, NOA- Një pjesë e zonave në afërsi të Tiranës do të vuajnë për 8 orë rresht mungesën e energjisë elektrike.
Siç njofton Operatori i Sistemit të Transmetimit, shkak për këtë do të jetë remonti i ditës së nesërme, ku theksohet se kufizimi i energjisë elektrike do të jetë nga ora 08.00-16.00, tek Kthesa e Kamzës, Mëzez, Yrshek, Kashar, Bregu i Lumit dhe zona pranë Casa Italia-s.
a.y/NOA