English

Papa: Gjatë pushimeve pasuroni shpirtin, lexoni Biblën

E mërkurë, 3 gusht 2011, NOA- Gjatë pushimeve përse të mos zbuloni disa libra të Biblës, pak të njohur dhe për të cilët ndoshta kemi dëgjuar disa pjesë, por që nuk i kemi lexuar kurrë me interes.

Ky është sugjerimi që Papa Bendeikti i 16-të u ka drejtuar besnikëve në dëgjesën e përgjithshme në Castel Gandolfo.

“Leximi i testamentit antik dhe atij të ri është një pasurim shpirtëror dhe një ushqim për shpirtin. Shumë të krishterë nuk e lexojnë kurrë Biblën dhe as kanë dijeni për të, as informacion të kufizuar dhe as sipërfaqësor”, deklaroi Papa Benedikti i 16, duke e dhënë këtë si sugjerim për pushime, pasi siç tha ai leximi i saj do zbulojë të reja pa fund.

a.y/NOA

KOMENTE