English

Parashikimi i motit për 4 gusht 2011

Tiranë, 3 gusht, NOA - Sipas MeteoAlb, dita e nesërme (4 gusht) do të nisë me kthjellimet në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore të vendit. Në mesdite do të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të rrezikohet nga shira të dobët dhe të izoluar. Me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të karakterizohet e gjithë vija bregdetare. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës, ku vranësirat dhe shirat e izoluar do të jenë të pranishme, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesi, por mesdita do të ruaje vlera konstante të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperendimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, pjesa më e madhe e kontinentit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese. Përjashtim bëjnë Ishujt Britanikë, Vendet Nordike, si edhe Europa qendrore ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës në këto rajone. Shira të dendur në forme rrebeshi do të bien në Zonën e Alpeve dhe në Francë. Gjithashtu në Ballkanin Verior, gjatë pasdites, vranësirat do të fuqizohen dhe për pasojë do të gjenerojnë shira në formë rrebeshi të cilat do të shoqërohen dhe me forcim të erës.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani verior do të mbeten me shira intensive dhe stuhi ere; Franca rrezikon shira intensive dhe dallgëzim në det; Ishujt Britanike do të mbeten me shira dhe stuhi ere.

a.k/NOA

KOMENTE