English

Sllovenia e Italia, mesazh Fyle-s e Ashton për Shqipërinë

Tiranë, 3 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj - Italia dhe Sllovenia mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë.

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto priti ambasadorin e Republikës së Italisë në Tiranë, z. Saba D’Elia dhe Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në vendin tonë, z. Bojan Bertoncelj.

Dy ambasadorët i përcollën ministrit Haxhinasto mesazhin e përbashkët që Ministri i Jashtëm Italian, z Franko Fratini dhe Ministri i Jashtëm Slloven, z. Samuel Zbogar, i dërgojnë përfaqësueses së lartë të BE për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, znj Ashton dhe Komisionerit të zgjerimit Stefan Fule.

Në mesazhin e tyre ata theksojnë se “perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejlakuar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin”.

Gjithashtu, në mesazh thuhet procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.

a.q/NOA

KOMENTE