SHBA, 3 Gusht NOA - Oksigjeni mes yjeve ekziston: molekulat e para të këtij gazi të pazëvendësueshëm për jetën në Tokë janë zbuluar në rajonin e Orion, i pasur me yje të shumta.
Diçka e tillë është arritur nëpërmjet teleskopit hapësinor Herschel, të Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA).
Ky studim, i koordinuar nga Paul Goldsmith, përgjegjës i programit për Jet Propulsion Laboratory (JPL) të NASA, është publikuar në revistën “Astrophysical Journal”.
Deri më tani janë vëzhguar hapësirë vetëm atome të vetme të pasura me oksigjen.
r.b/NOA