English

Zjarr në Dhivër, marrin flakë banesat

Sarandë, 3 gusht 2011, NOA - Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme rreth orës 13:30 në fshatin Dhivërr të Sarandës. Flakët e zjarrit kanë arritur të përfshijnë edhe banesat, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme njerëzore. Në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve zjarrfikëset e ardhura nga Saranda e Delvina, por pa mundur të neutralizojnë flakët. Është kërkuar ndihma e shtetit fqinjë Greqisë, ndërsa nga komuna greke e Savajës janë nisur dy zjarrëfikëse me 12 persona drejt Sarandës.

a.q/NOA

KOMENTE