Elbasan, 4 gusht 2011, NOA – Skena e teatrit “Skampa” është djegur tërësisht pas zjarrit të rënë sot pranë një hoteli në Elbasan, pak metra larg teatrit.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet e ditur se në hotel po kryeshin punime. Dëshmitarë pohojnë se flakët kanë shpërthyer në një prej dhomave për tu përhapur më pas në godinën ngjitur që është teatrit "Skampa" duke djegur një pjesë të mirë të godinës dhe skenën e famshme të teatrit.
Prej më shumë se 60 minutash 2 zjarrfikëse po mundohen të të loaklizojnë vatrën e zjarrit. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini i mbërritur në vendngjarje ka fajësuar forcat e zjarrfikëseve se kanë ndërhyrë me vonesë, ka ka favoziruar djegien e një pjese të godinës së artit në qytet.
a.q/NOA