English

Gjermania, Niebel: Mbështesim integrim, me politikën merruni vesh vetë

Tiranë, 4 gusht 2011, NOA/Albana Qehajaj – Gjatë gjithë ditës së sotme, Dirk Niebel u fol të kishte ardhur në Shqipëri si negociator për uljen e tensionit politik në vend. Pas hyrje – daljeve në zyrat e qeverisë dhe opozitës, Niebel, aktualisht ministër i ekonomisë në qeverinë gjermane, u takua në më gazetarët në një prej hoteleve luksove të Tiranës. Të tërë sy e veshë prisnin të dëgjonin apele të forta politike, ose më saktë konkluzione pas takimeve më politikanët që grinden me njëri – tjetrin.

Por, që në fillim të konferences Niebel sqaroi se ishte interesuar vetëm për investimet dhe marrëdhenien që Shqipëria ka me Gjermaninë.

“Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por tempin dhe ritmin e këtij procesi do e përcaktojë vet Shqipëria. Patëm mundësi të vinim theksin rreth faktit që është e rëndësishme bashkëjetesa paqësore. Të rinisë dialogu politik në vend. Një bashkëjetesë paqësore është kusht për zhvillimin ekonomik të vendit. Këto biseda që zhvilluam, ishin dialogje të hapura dhe miqësore”. Këto kanë qenë fjalët me të cilat Niebel ka përmbledhur takimet e një dite në Tiranën zyrtare të këtij fillim gushti,

“Theksoj se ne, në kuadër të bashkëpunimit tonë mbështesim Shqipërinë në BE, por tempin dhe ritmin e këtij procesi do e përcaktojë vet Shqipëria”, u shpreh ai, për të shtuar se Gjermania vjen në Shqipëri si donatori më i madh në vendet e Ballkanit. Në ditën e parë të vizitës së tij në vendin tonë, ministri gjerman ka zhvilluar takim me kryeministrin Berisha, ministrin e Ekonomisë, dhe kryetarin e opozitës, Edi Ramën. Duke u ndaluar në këto takime, ai theksoi se ka biseduar edhe për situatën politike në vend. Në axhendën e vizitës në Shqipëri të Ministrit Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Niebel, bën pjesë edhe një vizitë në qytetin e Beratit, ku ai do të informohet rreth projektit “Furnizimi me ujë të pijshëm i Shqipërisë së Mesme” si dhe do të marrë pjesë në inagurimin e linjës së ujësjellësit Berat-Kuçovë, ndërtuar në kuadër të këtij projekti, thekson deklarata e ambasadës gjermane në Tiranë. Ministri Dirk Niebel dhe delegacioni, që e shoqëron, do të vizitojnë edhe kalanë dhe qytetin e vjetër të Beratit, te shpallur prej UNESCO-s pjesë e trashëgimisë së kulturore botërore.

Kjo është axhenda e një politikani të huaj, që kushedi pse në fillimet e kësaj dite të nxehtë u prit si “ndërmjetësi” i një situate që, sipas të gjita gjasave do të sjellë të tjerë ndërkombëtare, tanimë në fillim të vjeshtës.

a.q/NOA

KOMENTE