Korfuz, 4 gusht 2011, NOA- Rreth 130 hektarë pishë dhe ullishte janë djegur në një zjarr të rënë, i cili prej dy ditësh po zhvesh Korfuzin.
Aktualisht flakët e zjarrit nuk kanë mbërritur në zonat e banuara të ishullit, të populluar ndjeshëm nga turistët.
Sipas kryebashkiakut të ishullit, Yannis Trepeklis, bëhet fjalë për një veprim dashakeqës ndaj ishullit, duke konfirmuar se gjatë ditës së djeshme një 31 vjeçar është arrestuar dhe ka pranuar se ka vënë njërin prej zjarreve.
a.y/NOA