Bulqizë, 4 gusht 2011, NOA - Drejtori i përgjithsëm i ACR Giga Bedineishvili ka reaguar në lidhje me grevën e minatorëve të Bulqizës.
Në deklaratën shpërndarë mediave citohet se: “Unë udhëtova drejt Bulqizës me besimin dhe shpresën se do të bisedoja me minatorët për problemet që i shqetësojnë, pa praninë e Kol Nikollës dhe pasuesve të tij. Ndërsa Kol Nikolla vendosi veton për tëe përfaqësuar minatorët, është mëse e qartë që bisedimet tona po sabotohen nga keëta njerëz, interesi i të cileëve është thjesht personal. Ata treguan sot se nuk dëshirojneë kurrsesi zgjidhjen e halleve dhe problemeve të minatorëve.”
Në ditën e 11 të grevës minatorët sa vjen e rëndohen fizikisht, ndërsa zgjidhja për ta ende nuk duket.
Sakaq ndër kërkesat e minatorëve janë ulja e moshës së pensionit, rritja e pagës në masën 40% si dhe përmirësimi i kushteve të punës.
a.q/NOA