English

Kuper raport në BE: Nuk ka rëndësi burimi i krizës në Kosovë

Bruksel, 4 gusht 2011, NOA – Agjencia serbe e lajmeve Tanjug, e cila i referohet një burimi diplomatik, ndërmjetësi i BE për bisedimet KosovëSerbi, Kuper ka thënë se nuk ka rëndësi se kush është fajtori për krijimin e situatës së fundit në veri. Rëndësi ka, sipas tij, që dialogu të vazhdojë.

Duke prezantuar raportin e tij para institucioneve të BE-së rreth situatës në veri të Kosovës, Kuper ka deklaruar se “dialogu duhet të vazhdojë, edhe atë në një formë e cila do të mundësojë përparim”.

Sipas burimeve të mediave serbe, raporti i Kuper përbëhet nga tri pika, në të cilat pajtohen të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

Zvogëlimi i domosdoshëm i tensioneve në veri të Kosovës; gjetja e një zgjidhjeje kalimtare; dhe vazhdimi i dialogut që do të ofrojë progres, sipas agjencisë serbe të lajmeve janë tri pikat e raportit të Cooper.

a.q/NOA

KOMENTE