English

Meta: LRI e ka bërë LSI-në më të fuqishme, 8 maji e vërtetoi

Tiranë, 4 gusht 2011, NOA- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes Rinore për Integrim.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kreu i kësaj partie deklaroi se LRI është fuqizuar së tepërmi, duke e konsideruar si faktor vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.

Më tej ai tha se, “Nga 5 anëtarë të zgjedhur në Këshillin Bashkiak, 3 i përkasin LRI-së, në Tiranë dhe kjo është në një raport shumë të drejtë me kontributin që kanë dhënë të gjithë për zgjedhjet e 8 majit, por në zgjedhjet e tjera ky përfaqësim do të jetë edhe më i madh”.

Sipas tij forcimi i vazhdueshëm i LRI do të thotë forcim edhe për LSI-në, çka sipas tij, do të çojë në stabilitetin politik në vend, duke theksuar gjithashtu se kjo parti do të vijojë të jetë faktor vendimtar për qëndrueshmërinë e politikës shqiptare.

Në mbyllje të fjalës së tij lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta shtoi se, “LSI-ja do të dalë akoma më e fuqishme dhe më solide për të përfaqësuar shpresat e të rinjve shqiptarë që kanë sfida të panumërta. 3 këshilltarët tanë në bashkinë e Tiranës do të japin modelin më të mirë sesi mund tu ofrohet një perspektivë më konkrete të rinjve shqiptarë”.

a.y/NOA

KOMENTE