English

Minatorët: Qeveria dhe ambasadori të ndërhyjnë për të dhënë zgjidhje

Bulqizë, 4 gusht 2011, NOA- Pas përfundimit të mbledhjes Komisioni i Grevës së minatorëve të Bulqizës ka lëshuar një deklaratë në emër të 13 grevistëve dhe të 700 minatorëve.

Nëpërmjet saj i bëhet thirrje qeverisë dhe ambasadorit austriak që të interesohen për shëndetin e grevistëve dhe kërkesat e tyre si dhe të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën.

Ndërkaq në vijim të qëndrimit të tyre minatorët kërkojnë kontroll mendor për përfaqësuesin e kompanisë ACR, Giga Bedinieshvil duke thënë se ndaj tij duhet bërë një kontroll mendor.

Pas kësaj ka reaguar sërish përfaqësuesi i kompanisë austriake, Bedinieshvil i cili ka thënë se negociatat do të bëhen por vetëm me minatorët.

a.y/NOA

KOMENTE