Uashington, 4 gusht 2011, NOA – Pas arritjes së marrëveshjes për ngritjen e kufirit të borxhit dhe shpëtimit të ekonomisë amerikane nga katastrofa më e rëndë financiare e shlyerjes së borxheve, Presidenti amerikan Barack Obama fluturoi drejt Çikagos, ku sot do të festojë ditëlindjen e tij.
Festa e ditëlindjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë do të shërbejë edhe për mbledhjen e fondeve për fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Festimet për ditëlindjen e 50-të të Presidentit nisën që mbrëmjen e të mërkurës me një koncert me muzikë jazz nga Herbie Hancock dhe Jennifer Hudson.
Ndërsa darka e ditëlindjes u është rezervuar dhuruesve të mëdhenj të fushatës, të cilët do të paguajnë 35.800 dollarë për kokë në ditëlindjen e Presidentit Obama.
mit/NOA