Finlandë, 4 Gusht NOA - Nëse për pushime keni programuar një udhëtim në Lituani, mundohuni të mos parkoni në vende në të cilat është e ndaluar diçka e tillë.
Kjo pasi kryebashkiaku i Vilnius, kryeqytet i vendit baltik, nuk duket të jetë shumë tolerant.
Për ti dhënë një mësim nga ata që nuk harrohen kollaj një automobilisti të padisiplinuar, Arturas Zuokas ka hipur në bordin e një tanku dhe duke e drejtuar atë ka kaluar mbi një Mercedes të parkuar në pistën e gabuar.
Pasi diçka e tillë ndodhi me qytetarin e parë lajmërimi ishte tepër i qartë: “Kjo është ajo çka do të ndodhë me makinat tuaja në rast se parkohen në vende të ndaluara”.
Për tu përmendur është se në fund të këtij procesi kryebashkiaku mori një fshesë për të pastruar nga rruga të gjithë pjesët e mbetura të makinës.
r.b/NOA