English

Rrahën rojën e shkollës, në polici dy të rinjtë

Tiranë, 4 gusht 2011, NOA- Dy djem të rinj janë ndaluar nga blutë e komisariatit numër 5 në kryeqytet pas denoncimit të bërë ndaj tyre për ushtrim të dhunës fizike.

Mësohet se Ardian Peposhi i moshës 21 vjeçare nga Kukësi dhe Tomor Peposhi 19 vjeç, të dy banues në Laknas të Tiranës kanë goditur me grushte dhe sende të forta rojën e shkollës 9 vjeçare “Nënë Tereza”, në Laknas të Tiranës dhe më pas kanë thyer xhamat e katit të parë te shkollës.

Pas kësaj i dëmtuari u është drejtuar dyerve të policisë, ku këta të fundit kanë nisur dhe procedimin penal ndaj të rinjve.

a.y/NOA

KOMENTE