SHBA, 4 Gusht NOA - Roja bregdetare në SHBA ka arritur të identifikojë në gjirin e largët të Hondurasit një nëndetëse e cila po përdorej për kontrabandë të një ngarkese kokaine që kishte një vlerë prej 180 milionë dollarësh, e destinuar pikërisht në tregun amerikan.
“Gjetëm 7,5 tonelata kokainë”, - pohoi për Abc komandanti Peter Niles që pilotonte anijen e policisë që gjeti nëndetësen në fjalë.
“janë gjëra që ndodhin një herë në jetë. Praktikoj këtë detyrë prej 27 vitesh dhe asnjëherë nuk jam marrë me një rast të tillë kontrabande kokaine të një mase të tillë”, - tha Niles
r.b/NOA