SHBA, 4 Gusht NOA - Zbulohet sulmi informativ më i fuqishëm në mbarë botën: njoftimi është bërë nga McAfee, ndërmarrje lider në sektorin e sigurisë në internet.
Me sa bëhet e ditur janë rreth 72 institucione që janë goditur, mes të cilave shtete si Kanadaja, India, Koreja e Jugut, Tajvani, Vietnami dhe SHBA, por dhe organizata si OKB.
“Pas këtij super-sulmi fshihet pas një qeveri shtetërore”, - ka bërë të ditur McAfee duke iu referuar drejtpërdrejtë Kinës.
Nga ekzaminimi i hyrjeve të një serveri të vetëm ndërmarrja e sigurisë informatike McAfee ka identifikuar burimet e mundshme të sulmeve informatike prej më shumë se një javë nga kompani dhe organizata ndërkombëtare, ndërkohë që ekspertët drejtojnë të gjithë gishtin kundër Kinës.
Siç përcillet nga e përditshmja amerikane “The Washington Post”, faktikisht McAfee nuk ka identifikuar origjinën e sulmeve, por sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Strategjike nuk ka dyshim: lista e sulmeve do të përqendrohet në Tajvan dhe organizata olimpike në periudhën precedente të Olimpiadës së Pekinit që në një farë mënyrë pohon për Kinën.
r.b/NOA