Tiranë, 5 gusht 2011, NOA – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 23-vjeçarin Griseldo Kusi i dyshuar për tentativën e vrasjes së Maksut Hysës.
Griseldo Bujar Kusi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë është vënë nën akuzë nga prokuroria pasi dyshohet si autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit Maksut Selim Hysa, 54 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Babë Rexha”.
Arrestimi i Kusit lidhet me ngjarjen e ndodhur në fshatin Mnik Tiranë.
23-vjeçari Griseldo Kusi do të ndiqet për veprën penale të tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.
mit/NOA