English

Arrestohet në sallën e gjyqit ish-kryeministria e Ukrainës, Julia Timoshenko

Kiev, 5 gusht 2011, NOA- Ish-kryeministria e Ukrainës, Julia Timoshenko është arrestuar në sallën e gjyqit rreth një orë më parë.

Në sallën e gjyqit në të cilën ajo është thirrur si e pandehur, liderja e opozitës e akuzuar për shpërdorim me detyrën përfundoi në pranga, lidhur me furnizimin me gaz Rus drejt Ukrainës, çka sipas akuzës ajo ka imponuar këtë marrëveshje.

Julia u arrestua në sallën e gjyqit, por gjatë këtij akti aty pati dhe trazira nga ana e përkrahësve të kryeopozitares.

Disa deputetë afër Timoshenkos tentuan që të ndalonin policët ti afroheshin dhe të arrestonin atë, por që u bllokuan menjëherë nga forcat e rendit.

a.y/NOA

KOMENTE