English

City-Tevez, një marrëdhënie e vështirë

Mançester, 5 Gusht NOA - Carlos Tevez dhe Manchester City do ti thonë lamtumirën njëri-tjetrit pikërisht gjatë këtij sezoni veror merkatoje.

Diçka e tillë tregohet më së miri nga sinjalet e sulmuesit argjentinas.

Pas Kupës së Amerikës, Tevez pritej ditën e enjte për të rinisur stërvitjen me shokët e tjerë të skuadrës, por falë një akordi që arriti me klubin, ai do të kthehet në Angli ditën e hënë dhe kjo pas ndeshjes së Community Shield me United.

Tashmë mund të themi se është tepër e qartë që Tevez dëshiron të largohet dhe Inter sipas zërave të fundit të merkatos mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE